Ulen pak rastet në Itali, sa viktima u shënuan sot?

Sot në Itali janë regjistruar 1968 raste të reja nga 97633 testime që janë kryer, ndërsa numri i pacientëve që kanë ndërruar jetë është 59.

Numri i infektimeve ka pësuar një ulje të lehtë, krahasuar me të mërkurën që ishin 2897. Po ashtu edhe numri i fataliteteve ka pësuar ulje. Sot u shënuan 3 humbje jete më pak se dje.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë në Itali ka shkuar në 126342. Bilanci në njësitë e kujdesit intensiv ka pësuar një rënie me 41 pacientë mes hyrje daljeve.


Shtuar 3.06.2021 17:46