Përplasen frikshëm motorat e ujit, shpëtojnë mrekullisht dy të rinjtë (VIDEO)

Një përplasje e frikshme ka ndodhur mes dy shoferëve të motorëve të ujit, të cilët fatmirësisht janë gjallë.

Pamjet e kapura në lumin Otava, Ontario, tregojnë motorët e ujit që përplasen me njëri-tjetrin, ndërsa motoristët fluturojnë dhe përfundojnë në ujë.

Video fillon me entuziazëm nga personat që filmojnë dhe vetëm pak çaste më vonë 2 motorët shihen që përpalsen, ndërsa njëri nga personat e pranishëm bërtet: “O Zoti im!”

Gjatë klipit, të dy motoristët garojnë në drejtim të njëri-tjetrit.

Personi që po filmonte tha : “Ne e kemi parë këtë trend në internet dhe ata donin ta provonin.”

Duke komentuar incidentin, z. Bouvier më vonë i tha Grind TV: “Në të vërtetë, unë isha më i shqetësuar për koston e motorëve sesa dëmtimet tona, por pasi e mendova, besoj se mund të kishte rezultuar me dëmtime vërtet të këqija, nëse jo vdekja”


Shtuar 3.06.2021 17:42