U sulmua brutalisht nga një grua që tentoi ta grabiste, ndërron jetë 75-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ksanthi të Greqisë. Ku një grua 75-vjeçarje është sulmuar nga një grua e komunitetit rom, e cila është ende në arrati.

Mediat greke kanë bërë të ditur se e moshura ka qenë në rrugë në momentin që grabitësja e ka sulmuar atë duke e goditur me forcë.

75-vjeçarja ka rënë pa ndjenja në tokë, dhe ëhstë dërguar me urgjencë në spital. Pavarësisht ndihmës mjekësore, e moshuara nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.


Shtuar 10.04.2024 16:40