Turbulenca gjatë udhëtimit me aeroplan Spanjë-Uruguai, lëndohen 30 persona – piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente (VIDEO)

Ky është momenti kur pasagjerët nxirren nga aeroplani të cilit gjatë turbulencave i ishin hapur bagazhet mbi kokat e pasagjerë, ku si pasojë u lënduan 30 person.

Videoja amatore e realizuar më telefon, shfaq kapakët e bagazheve të hapura dhe pasagjerët që ndihmohen nga stjuardesat e aeroplanit që po udhëtonte nga Madridi i Spanjës në drejtim të Montevideo të Uruguait, duke detyruar pilotin të bëjë ulje emergjente në Natal të Brazilit.

Nga aeroplani është nxjerrë është një fëmijë 2-vjeçar, pasi kapakët e bagazheve dhe tavani i fluturakes filluan të bien.

Mjekja Cecilia Lagucci nga Bolivia po udhëtonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët, kur djali i saj 2-vjeçar u rrëzuar nga ulësja si pasojë e turbulencave brenda fluturakes.

Brenda aeroplanit të aviokompanisë Air Europa po transportonte 325 pasagjerë, kur pati turbulenca.

 


Shtuar 2.07.2024 15:12