Trump sulmon sërish Zelenskyn: Ky djalë nuk do paqe, nuk do ta tolerojmë më gjatë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i është drejtuar sërish me tone të ashpra homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Trump përmes një postimi në Truth Social, ka thënë konkretisht se nuk do ta tolerojë më Zelenskyyn. Ky sulm vjen disa ditë pas takimit të tyre plot ngjarje në Shtëpinë e Bardhë të premten e kaluar, i cili përfundoi në një konfrontim të ashpër, me largimin e papritur të Zelensky.

Në postimin e tij, Trump tha se fundi i luftës me Ukrainën është shumë larg si më e keqja e mundshme, duke paralajmëruar se Uashingtoni nuk do ta tolerojë atë shumë më gjatë.

“E kam thënë që në fillim, ky djalë nuk do paqe për sa kohë që ka mbështetjen e Amerikës”, ka shkruar presidenti amerikan, duke lënë kritika të ashpra për qëndrimin e Ukrainës ndaj luftës.

Në të njëjtën kohë, ai iu referua takimit të liderëve me Zelenskyy në Londër, duke thënë se ata kanë pranuar se pa SHBA-në nuk mund të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën.

“Ndoshta nuk është deklarata më e mirë për të treguar forcën kundër Rusisë.” “Çfarë po mendojnë?” shtoi ai.

“Kjo është deklarata më e keqe që Zelenskyy mund të bëjë dhe Amerika nuk do ta tolerojë më gjatë! Kjo është ajo që po thosha, ky djalë nuk do që të ketë paqe për sa kohë që ka mbështetjen e Amerikës, dhe Evropa, në takimin që pati me Zelenskyy, deklaroi drejtpërdrejt se nuk mund ta bëjë punën pa SHBA-në ndoshta nuk është deklarata më e mirë që duhet bërë për të treguar forcën kundër Rusisë. “Çfarë po mendojnë?”, shkruan Trump.


Shtuar 3.03.2025 18:35