Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zhvilloi këtë të premte një takim në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán. Qëllimi i vizitës ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe diskutimi mbi çështje të sigurisë dhe marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
Gjatë fjalës së tij, Orban theksoi se lufta në Ukrainë është një nga çështjet më të rëndësishme për Hungarinë dhe se vendi i tij dëshiron të kontribuojë në përpjekjet për paqe.
“Do të donim të diskutonim me ju se si mund të kontribuojmë për t’ju ndihmuar në përpjekjet tuaja për paqe”, tha Orban gjatë deklaratës në Shtëpinë e Bardhë.
Kryeministri hungarez shtoi se vizita e tij ka për qëllim hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes Hungarisë dhe Shteteve të Bashkuara.
“Arsyeja pse jemi këtu është për të hapur një kapitull të ri midis marrëdhënieve dypalëshe të Shteteve të Bashkuara dhe Hungarisë”, u shpreh Orban.
