Tronditëse në Greqi, burri kërcënon gruan se do të digjte për së gjalli

Një 65-vjeçar, i cili kërcënoi se do të digjte për së gjalli gruan e tij u arrestua nga polici greke.

I akuzuari është arrestuar pas denoncimit të gruas në polici dhe gjykata e ka dënuar me shtatë muaj burg dhe me tre vjet pezullim. Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Selanikë.

“Kam frikë sepse është i fiksuar. Më ka dhunuar verbalisht vitet e fundit dhe kam duruar. Më 7 korrik ai filloi të më shante dhe ndër të tjera më tha se do të marr hakmarrje ndaj teje”, ka dëshmuar gruaja në polici.

Në deklaratë, i akuzuari mohoi se kishte kërcënuar gruan e tij.


Shtuar 12.07.2024 23:10