Tregtonte kokainë dhe heroinë, arrestohet shqiptari në Itali. Rrjetin e kishte shtrirë në…

Policia italiane ka mundur të arrestojë një shqiptar, i cili posedonte me qellim tregtimi lëndën narkotike të llojit kokainë. Nga operacioni i policisë së Milanos u sekuestruan 7.7 kg kokainë në makinë, gjithashtu 670 kg heroinë në bodrum.

Policët verifikuan se si njëri nga çelësat hapi derën metalike e cila të çonte në dhomën e bodrumit të vendosur në ‘Via Delle Rose’.

Po ashtu mësohet se u sekuestruan një prese hidraulike, një blender, një makinë vakum, katër peshore dhe material paketimi, që shpërbenin për ambalazhimin e drogës.
/albeu.com


Shtuar 11.03.2024 12:10