Tërmeti i fortë i së hënës i cili goditi Turqinë dhe Sirinë ka marrë mbi 7 mijë jetë njerëzish deri në këto momente, ndërkohë që mijëra të tjerë janë plagosur.
Mes viktimave ka patur edhe emra të njohur të botës së sportit dhe politikës.
View this post on Instagram
Në një intervistë për mediat turke Drejtori teknik i Yeni Malatyaspor, Yilmaz Vural konfirmoi me lot në sy lajmin për ndarjen nga jeta të portierit Eyup Ahmed Turkaslan për shkak të plagëve të marra nën rrënojat që shkaktoi tërmeti i së hënës në Turqi.
Vural konfirmoi se Turkaslan vdiq në tragjedinë që goditi vendin.
Prezantuesja e emisionit, Didem Arslan Yilmas foli me Vuralin i cili filloi të përlotej kur përmendi portierin.
Gjatë ditës pati shumë informacione kontradiktore për gjendjen e Turkaslanit, pasi raporti fillestar se ai kishte vdekur u mohua, por shpresa shumë shpejt u zëvendësua nga trishtimi, pasi klubi konfirmoi se ai kishte ndërruar jetë.