Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Worchester të Amerikës, ku një shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij në sy të vajzës dhe prindërve. Bruna Flamuraj është vrarë nga bashkëshorti i saj Lindi Flamuraj rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shkak për sherrin mes çiftit ishte bërë xhelozia.
“Kjo është një lagje shumë e qetë. Ne kemi njerëz që ecin gjatë gjithë kohës. Thjesht rrallë ndodh diçka këtu. Është West Side of Worcester,” ka rrëfyer ai.
Ndërkohë, deri më tani nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me ngjarjen, por ajo që raportohet është se autori është shtruar në spital i plagosur, pasi ka pësuar dëme gjatë konfliktit me të shoqen, ngjarje që përfundoi me vrasjen e saj.