Tërmeti shkatërrues në Turqi/ Si të ishte prej letre, momenti kur shembet pallati (video)

Mediet turke kanë publikuar një video ku duket moment i shembjes së një pallati, si pasojë e tërmetit të fortë të goditi vendin mëngjeisn e së hënës.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Turqinë juglindore dhe në Sitinë veriore.

Ndërsa numri i viktimave ka kaluar 1000.

Presidenti turg Rexhep Tajip Erdogan njoftoi pak më parë se vetëm në Turqi janë vrarë 912 persona dhe janë plagosur 5383 nga tërmeti.

Ai theskoi se nuk mund të parashikojë se sa do të rritet numri i të vdekurve ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë. Autoritetet në Turqi dhe Siri kanë raportuar po ashtu për mijëra persona të plagosur.

Sipas autoriteteve të Turqisë, dhjetë qytete turke janë prekur nga tërmeti. Ato janë: Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakiri dhe Kilisi.

Ministria e Shëndetësisë e Sirisë tha se 237 persona janë vrarë në provincat e kontrolluara nga Qeveria, në Alepo, Hama dhe Tartus, ndërkaq më shumë se 600 persona të tjerë janë plagosur.

Në Siri, sipas autoriteteve të atjeshme, nga tërmeti janë goditur provincat Alepo, Latakia, Hama dhe Tartus.
Turqia gjendet mbi një nga linjat më të mëdha sizmike dhe shpesh goditet nga tërmetet.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një në shkallë prej 6.7 shkallësh të Rihterit.

Në të dy shtetet po zhvillohen operacione për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja pas rrëzimit të ndërtesave.

Në të dy anët e kufirit, banorët ishin në gjumë kur goditi tërmeti dhe ata dolën jashtë në mot të ftohtë, me borë dhe shi, teksa ndërtesat u rrëzuan./albeu.com/


Shtuar 6.02.2023 11:30