Tërmeti i fortë, stadiumet në Turqi kthehen në qendra për mbledhjen e fondeve

Tërmeti i fortë që goditi Turqinë një ditë më parë, ka bërë që i gjithë populli të solidarizohet, ku një kontribut të madh po japin edhe klubet e futbollit.

Klubet Besiktas, Fenerbahçe dhe Galatasaray janë mobilizuar për viktimat e tërmetit. Stadiumet Vodafone Park, Ulker dhe Nef u shndërruan në zona grumbullimi për viktimat e tërmetit.

Të 3 klubet e mëdha kërkuan që furnizimet të dërgoheshin në stadiumet Vodafone Park, Ulker dhe Nef. Klubi Galatasaray njoftoi se furnizimet do të mblidhen në Taçspor, Ataşehir si dhe në stadiumin Nef.

Klubi Besiktas, i cili formoi “Komisionin e Komisionit të Ndihmës” brenda klubit, gjithashtu bëri thirrje për dhurim gjaku nga llogaria e tij në rrjetet sociale.


Shtuar 7.02.2023 20:32