Tërheqja e Biden nga gara, Obama: Ka qenë një nga presidentët më të rëndësishëm të Amerikës

Pas tërheqje nga gara të Joe Biden për zgjedhjet presidenciale të këtij vit ka reagaur dhe ish-presidenti amerikan Barack Obama. Ky i fundit ka thënë se Biden ka qenë një nga presidentët më të rëndësishëm të Amerikës.

“Joe Biden ka qenë një nga presidentët më të rëndësishëm të Amerikës, si dhe një mik dhe partner i dashur për mua”, shkruan Barack Obama në X.

“Sot na është kujtuar, përsëri, se ai është një patriot i rendit më të lartë”, vazhdon Obama.

Obama emëroi Bidenin si zëvendësin e tij gjatë kohës që ishte në detyrë. Por gjatë periudhës së fundit të presionit ndaj Bidenit, ai thuhet se iu bashkua demokratëve të tjerë të lartë për t’i kërkuar atij që të merrte në konsideratë pozicionin e tij.


Shtuar 21.07.2024 22:25

Tags: ,