Oficerët e policisë qëlluan për vdekje një burrë në Recklinghausen, në Gjermaninë perëndimore, të mërkurën.
Sipas informacioneve të gazetës Bild, 33-vjeçari ka pasur një konflikt me të atin, të cilin dyshohet se e ka plagosur me thikë dhe nëna ka lajmëruar policinë.
Kur policia ka mbërritur aty, 33-vjeçari dyshohet se ka bërë një lëvizje kërcënuese drejt tyre dhe ata e kanë qëlluar për vdekje, sipas informacioneve nga policia e Dortmundit.
Dëshmitarët okularë konfirmuan se burri mbante një thikë. Incidenti ndodhi vetëm disa ditë pas një sulmi me thikë në qytetin e Solingenit, në të cilin mbetën të vrarë tre persona dhe tetë të plagosur.
Autori, një 26-vjeçar sirian që dyshohet se është i lidhur me organizatën xhihadiste të Shtetit Islamik, është dorëzuar në polici.
Një ditë para të martës, një burrë i armatosur me thikë u qëllua për vdekje nga policia në qytetin Mers, rreth 45 kilometra larg Solingen.