Të shtëna me armë në një festë në SHBA, 2 viktima dhe 6 të plagosur

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në Memphis, Tennessee, sipas policisë amerikane.

Ngjarja e rëndë ndodhi teksa në një rrugë në qytet, po zhvillohej një festë, për të cilën nuk ishte marrë leje te autoritetet përkatëse.

Policia deklaroi se në këtë festë ishin mbledhur 200-300 persona, teksa po kërkon të paktën dy të dyshuar. Një nga të plagosurit mbetet në gjendje kritike, sipas policisë.

“Ne besojmë se janë të paktën dy persona që kanë qëlluar me armë zjarri gjatë incidentit”, tha shefi i përkohshëm i policisë së Memphisit, Sherelyn Davis për CBS News.


Shtuar 21.04.2024 08:39