Sulmohet me çekan jashtë banesës së tij ndihmësi i Navalnyt

Leonid Volkov, ish-kryetari i Fondacionit Kundër Korrupsionit të Alexey Navalny, u sulmua jashtë shtëpisë së tij në Lituani të martën, raportoi sekretarja e shtypit e Navalny, Kira Yarmysh në “X”.

Sipas Yarmysh, sulmuesi theu dritaren e makinës së Volkov dhe spërkati gaz lotsjellës në sytë e tij përpara se ta rrahte vazhdimisht me një çekiç. Yarmysh tha se një ambulancë dhe forcat e rendit ishin nisur për në vendngjarje.

Drejtori aktual i Fondacionit Kundër Korrupsionit Ivan Zhdanov gjithashtu raportoi sulmin, duke shkruar: “Leonid Volkov u sulmua me çekiç. Ai është gjallë, detaje më vonë.” Në një koment të mëvonshëm për Meduza, Zhdanov konfirmoi se Volkov ishte shtruar në spital.

Drejtori aktual i Fondacionit Kundër Korrupsionit, Ivan Zhdanov gjithashtu raportoi sulmin, duke shkruar se “Leonid Volkov u sulmua me çekan. Ai është gjallë. Më vonë do të kemi detaje të tjera”.

Sipas gazetarit Sergey Parkhomenko, Volkov jeton në një fshat të vogël të Lituanisë.

“Kjo do të thotë se ky nuk ishte një huligan i rastësishëm në rrugë apo një grabitës. Ky është një person që shkoi atje posaçërisht për të sulmuar Volkovinin”, shkroi Parkhomenko.


Shtuar 12.03.2024 23:20