Disa oficerë britanike janë plagosur ditën e sotme pasi aktivistët e ekstremit të djathtë janë përleshur me protestuesit kundër racizmit mes demonstratave të dhunshme pas goditjes me thikë të fëmijëve të shumtë në një klasë kërcimi në Southport që la të vdekur tre vajza dhe disa të plagosur. Gjithashtu policia e Merseyside tha se disa oficerë u plagosën në qendër të Liverpool-it, rreth 32 kilometra larg nga skena e sulmit me thikë.
Ndërkohë në një seri postimesh në platformën e mediave sociale X, forca tha se nuk ka vend për këtë sjellje të neveritshme që prish jetën e anëtarëve të publikut që jetojnë në qytet, ose që po vizitojnë qytetin. Policia e Humberside në një deklaratë tha se tre oficerë policie janë plagosur dhe katër persona janë arrestuar pas trazirave në Hull, një qytet në verilindje të Anglisë. Më herët, xhamat e një hoteli në Hull që përdoret për strehimin e emigrantëve u thyen.
Një makinë dhe ndërtesa ngjitur me një komisariat u dogjën dhe 12 persona u arrestuan. Diku tjetër, tulla u hodhën ndaj oficerëve të policisë në Stoke-on-Trent në Anglinë qendrore ndërsa përleshje janë raportuar gjithashtu në Belfast, Manchester dhe Nottingham.