Sulmi terrorist në tregun e krishtlindjeve, dyshohet se brenda “BMW” ka eksploziv

Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi terrorist në një treg krishtlindjesh Magdeburg të Gjermanisë, ku humbën jetën 2 persona dhe mbi 60 mbetën të plagosur.

Policia lokale e Magdeburg dyshon se mund të ketë pajisje shpërthyese në mjetin që kaloi nëpër tregun e Krishtlindjeve. Për shkak të këtyre spekulimeve, policia ka rrethuar dhe evakuuar zonën ku ka ndodhur ngjarja.

Autori me origjinë nga Arabia Saudite siç raporton Bild, ishte mjek. Ai u fut mes turmës me një mjet tip “BMW” dhe eci rreth 400 metra duke përplasur njerzit. Nga pamjet e rënda të publikuara në rrjet, ora tregon 19.04 në momentin kur filloi tmerri.


Shtuar 20.12.2024 22:58