Sulmi ndaj Izraelit, reagon Trump: Biden dhe Harris kanë dështuar, po çojnë botën drejt Luftës së Tretë Botërore

Ish-presidenti Donald Trump ka reaguar në lidhje me sulmin Iranian ndaj Izraelit, duke thënë se bota po “digjet dhe po del jashtë kontrollit”.

“Ne nuk kemi lidership, askush nuk e drejton vendin,” thotë ish-presidenti me anë të një postimi në rrjetin sociale “Truth Social”.

Ai tha se presidenti Joe Biden dhe zv.presidentja Kamala Harris janë inekzistentë, teksa shprehet se bota është në prag të luftës së Tretë Botërore.

“Ne kemi një President inekzistent në Joe Biden dhe një Zëvendës Presidente që mungon plotësisht, Kamala Harris , e cila është shumë e zënë me mbledhjen e fondeve në San Francisko, një qytet të cilin ajo dhe Gavin Neëscum e shkatërruan totalisht dhe duke organizuar foto të rreme.

Askush nuk është në krye dhe nuk është as e qartë se kush është më i hutuar: Biden apo Kamala. Askush nuk e ka idenë se çfarë po ndodh.

Tani, lufta apo kërcënimi i luftës, po tërbohet gjithandej dhe dy të paaftët që drejtojnë këtë vend po na çojnë në prag të Luftës së Tretë Botërore. Ju nuk do t’i besoni Joe ose Kamala për të drejtuar një stendë limonade, e lëre më të udhëheqin botën e lirë”, shkruan ai ndër të tjera.


Shtuar 1.10.2024 21:52