Sulmet në Kabul, reagon Biden: I paralajmëruan, jemi zemërthyer

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka folur për herë të parë pas shpërthimeve në Kabul që i morën jetën të paktën 60 personave, mes tyre dhe 12 marinsa amerikanë.

Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, ai thotë se ishte një ditë e vështirë teksa deklaroi se këto ishin sulmet që SHBA i kishte paralajmëruar prej disa ditësh.

“Ne jemi të zemëruar dhe zemërthyer,” thotë ai.

Biden thotë se zemrat amerikane “dhembin për të gjitha familjet afgane që humbën njerëz, përfshirë fëmijë, në këtë sulm të egër”.

Presidenti thotë se situata në terren është ende duke u zhvilluar dhe se po e ndjek situatën vazhdimisht.

Një ngushëllim ka dhe për familjarët e ushtarëve amerikanë të cilët sakrifikuan jetët e tyre për paqen në Afganistan.


Shtuar 26.08.2021 23:58