Gjema: Tetë subjekte shqiptare me një listë të përbashkët në zgjedhjet e Serbisë

Nexhmije Gjema, asambliste e VV-së në Prishtinë, ka bërë të ditur se tetë subjekte politike shqiptare kanë arritur marrëveshje për të garuar së bashku në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.

Të lidhura

None found

Sipas saj, dakordimi është arritur pas takimeve në Zyrën e Kryeministrit Albin Kurti dhe në këtë bashkëpunim janë përfshirë përfaqësues politikë nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Pazari i Ri.

Lista e përbashkët do të mbajë emrin “Koalicioni Shqiptar” dhe do të përfshijë këto subjekte: PVD-në e Shaip Kamberit, APN-në e Visar Memetit, PD-në e Nagip Arifit, PDSH-në e Agim Sabedinit, LPD-në e Shqiprim Musliut, LR-në e Sami Salihut, AL-në e Armend Aliut dhe UDSH-në e Naser Azirit.

Në përpjekjen për arritjen e kësaj marrëveshjeje kanë dhënë kontribut edhe Enkel Rexhepi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar; Amina Nuraj nga Pazari i Ri; Ardita Sinani, kryetare e Preshevës; Arbër Pajaziti, kryetar i Bujanocit; Bajram Mustafa dhe Arben Ferati nga Medvegja.

Gjema e ka cilësuar marrëveshjen si një zhvillim të rëndësishëm për shqiptarët e këtyre komunave, duke theksuar se tetë subjektet kanë lënë mënjanë dallimet politike për të garuar rreth një qëllimi të përbashkët.

Ajo ka rikujtuar gjithashtu kërkesën e kryeministrit Albin Kurti që shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës t’u garantohen të paktën pesë vende në Parlamentin e Serbisë, i cili ka 250 anëtarë.

Kurti e ka paraqitur këtë kërkesë publikisht, duke u mbështetur në parimin se, nëse serbët në Kosovë kanë të garantuara 10 nga 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës, atëherë shqiptarëve në këto komuna duhet t’u sigurohen së paku pesë ulëse në parlamentin serb.

Aktualisht, Shaip Kamberi është deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, ndërsa këto pesë vende nuk janë të garantuara për shqiptarët.

“Tetë parti, një listë, një zë shqiptar”, ka shkruar Nexhmije Gjema, duke nënvizuar se bashkimi është i domosdoshëm kur në diskutim janë të drejtat, gjuha, identiteti dhe përfaqësimi i shqiptarëve.

Sipas saj, pavarësisht dallimeve dhe mospajtimeve politike, interesi i përbashkët i shqiptarëve duhet të jetë mbi interesat partiake.


Shtuar më 30.09.2026 13:33

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş