Spekulimet për vendndodhjen e Princeshës së Uellsit, Kate Middleton, kanë dalë jashtë çdo imagjinate. Ato variojnë nga komplikimet serioze shëndetësore, e deri tek thashethemet për divorc, duke qenë se gjatë kësaj jave u raportua për një tradhti të supozuar të Princit William me ish-modelen britanike, Sarah Rose Hanbury. Nëse këto spekulime do të rezultojnë të vërteta, atëherë ato do të shënojnë një kapitull të ri të historisë së monarkinë britanike, duke u përsëritur drama e divorcit të Princeshës Diana nga Mbreti Charles III, për shkak të tradhëtisë së supozuar me Camilla-n.
Mungesa e daljeve publike të Kate Middleton ka nxitur teori të shumta konspirative mbi vendndodhjen e saj madje termi #KateGate është bërë trend në rrjetet sociale, për shumë të shqetësuar për gjendjen e saj. Ajo nuk është parë që nga 25 dhjetori, derisa në janar është raportuar se iu është nënshtruar një operacioni të planifikuar abdominal.
Të lidhura
None found
Pallati pati paralajmëruar se Princesha e Uellsit do të pushojë deri pas Pashkëve, por mungesa e saj si dhe fotografia e famshme e edituar që u publikua nga Princi William, nxiti spekulimet në internet për gjendjen e saj. Bëhet fjalë, për një fotografi familjare, ku Kate Middleton pozonte me fëmijët të saj të buzëqeshur, foto e cila doli se ishte në fakt e manipuluar. Pas kësaj, një reagim zyrtar u bë nga llogaria e Kate në X, ku thoshte se i pëlqen të editojë fotografitë përpara publikimit.
