Spanja planifikon miratimin e sanksioneve kundër kolonëve izraelite nëse nuk ka marrëveshje me BE-në

Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares thotë se Spanja do të shtyjë për miratimin e sanksioneve të tilla gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së që po mbahet në Bruksel.

“Nëse nuk ka marrëveshje, Spanja do të vazhdojë individualisht me këto sanksione kundër kolonëve të dhunshëm,” u tha Albares gazetarëve përpara takimit, shkruan Al Jazeera.

Javën e kaluar, autoritetet franceze ndaluan hyrjen e 28 kolonëve izraelitë në vend, duke i akuzuar ata për sulme ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Këtë muaj, SHBA-ja vendosi gjithashtu sanksione ndaj një numri të vogël kolonësh izraelitë për sulmin ndaj komuniteteve palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke i akuzuar ata për minimin e stabilitetit dhe sigurisë në Izrael dhe në territoret palestineze.


Shtuar 19.02.2024 17:24

Tags: , ,