Sirena alarmi shpërthejnë në Ukrainë pavarësisht armëpushimit të përkohshëm nga Rusia

Pavarëisht armëpushimit të përkohshëm të shpallur nga Rusia, zyrtarët ukrainas kanë raportuar së janë dëgjuar alarme për sulme ajrore në disa pjesë të Ukrainës.

Sulmet në Ukrainë janë raportuar vetëm disa orë pasi Rusia shpalli armëpushimin 36 orësh. Sky News shkruan se kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, bën pjesë në një ndër zonat e prekura nga sulmet sot.

Lexo edhe: Lufta në Ukrainë, hyn në fuqi armëpushimi 36 orësh i shpallur nga Putin

Asnjë nga këto raportime nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur. Presidenti rus, Vladimir Putin, shpalli armëpushimin dhe tha se do të hyjë në fuqi në orën 09:00 të 6 janarit, sipas kohës lokale, dhe do të jetë në fuqi deri në mesnatën e 7 janarit. Por, homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, hodhi poshtë këto thirrje, duke thënë se

Rusia do ta përdorte këtë kohë për të përmirësuar pozicionin e saj në fushëbetejë.

“Çdokush në botë e di se si Kremlini përdor pauzën në luftë për të vazhduar me një fuqi të re”, tha Zelensky përmes një video-mesazhi të publikuar në orët e vona të 5 janarit./Albeu.com/ 


Shtuar 6.01.2023 14:41