Si sot 10 vite më parë, çfarë ndodhi më 18 Janar 2012

Në 18 Janar të 2012, Ambasada turke në Bagdad u sulmua me tre predha. Kjo ngjarje mori vëmendje të gjerë mediatike nga mediat në të gjithë botën.

Nga tre predhat e hedhura, vetëm njëra prej tyre arriti të godasë murin e jashtëm të kësaj ndërtese. Nga ky sulm nuk pati të lënduar, vetëm se dëme materiale.

Dyshimet mbetën se predhat mund të jenë një sulm i organizuar nga militantët kurdë, si kundërpërgjigje për vrasjen e dhjetëra prej tyre nga bombardimet e Ushtrisë turke në atë kohë.


Shtuar 18.01.2022 10:00