Shtëpia e Bardhë: Irani mohon se po përgatit sulm me dronë në Kaliforni

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, ka mohuar se Irani po përgatitej për një sulm me dronë në Kaliforni. Sipas raportit, FBI-ja i kishte paralajmëruar departamentet e policisë në Kaliforni se Irani mund të hakmerrej për sulmet e SHBA-së duke lançuar dronë nga një anije në brigjet perëndimore të SHBA-së.

“Ata e shkruan këtë bazuar në një email të dërguar te forcat lokale të rendit në Kaliforni në lidhje me një informacion të vetëm të paverifikuar,” shkroi Levitt në X.

Të lidhura

None found

Mediat e huaja shkruajnë se, Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë kërcënimi të menjëhershëm për shtetin në këtë kohë, por ishte në koordinim të vazhdueshëm me zyrtarët e sigurisë dhe inteligjencës.


Shtuar 12.03.2026 21:06