Shtëpia e Bardhë e konfirmon: Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, ka konfirmuar se presidenti amerikan Donald Trump do të marrë pjesë në samitin e aleancës transatlantike të NATO-s.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, do të udhëtojë gjithashtu për në Bruksel të enjten për të marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s.

Hegseth do të japë një mesazh që do të çojë përpara thirrjen e Presidentit Donald Trump drejtuar aleatëve të NATO-s që të angazhohen të shpenzojnë 5% të PBB-së së tyre për mbrojtje, vëren agjencia e lajmeve Reuters.

Të premten, ai do të udhëtojë për në Normandi, Francë, për përkujtimet e Ditës së Normandisë, tha Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së në një deklaratë.


Shtuar 3.06.2025 21:12

Tags: ,