ITALI – Një 48-vjeçar shqiptar, me precedentë të mëparshëm, është arrestuar nga policia e Piombino Dese pasi ka sulmuar gruan e tij teksa ajo ishte duke fjetur.
Burri akuzohet për dhunë në familje, lëndime të rënda, kërcënime dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.
Të lidhura
None found
Ka qenë vetë viktima që ka kërkuar ndërhyrjen e policisë.
Gruaja raportoi se, ndërsa ishte në shtrat, partneri i saj u hodh mbi të duke e goditur. I ka ardhur në ndihmë djali i tyre i mitur, i cili po ashtu është dhunuar nga i ati.
Pasi mbërritën forcat e policisë, shqiptari ka bërë rezistencë.
Pasi u neutralizuar, ai u dërgua në komisariat në pritje të masës së sigurisë./albeu.com
