Shpërthim i fuqishëm në Iran, raportohet për 500 të plagosur

Të paktën 516 persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm të ndodhur të shtunën në qytetin port të Iranit, Bandar Abbas, raportoi televizioni shtetëror iranian.

Sipas Doganës së Iranit, shpërthimi ndodhi në terminalin e kontejnerëve Sina, i cili është i lidhur me Organizatën e Porteve dhe Transportit Detar të vendit.

Shërbimet e emergjencës dhe ekipet e ndihmës së parë ndodhen në vendngjarje, ndërsa numri i të plagosurve ka vazhduar të rritet me kalimin e orëve pas shpërthimit.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion mbi shkaktarin e këtij incidenti.


Shtuar 26.04.2025 16:16