Shkollat në Kanada ngrenë padi kundër disa rrjeteve sociale, shkak ndikimi negativ që kanë tek nxënësit

Humbja e vëmendjes, boshllëqet në të mësuar dhe depresion në rritje mes nxënësve, janë arsyet që shkollat ​​kanadeze morën masa ligjore sot kundër Instagram, Snapchat dhe TikTok, duke thënë se ndikimi i mediave sociale në sistemin arsimor është “i pakundërshtueshëm”.

Këto komplekse shkollash në Toronto dhe Otava , të vendosura në Ontario, provincën më të populluar të Kanadasë, besojnë se platformat, të dizajnuara për një përdorim të vazhdueshëm kanë ndryshuar mënyrën se si fëmijët mendojnë, sillen dhe mësojnë.

Është hera e parë që një iniciativë e tillë zhvillohet në Kanada. Në anën tjetër të kufirit, shkollat ​​amerikane paditën në vitin 2023. Padia u ngrit kundër Facebook, Instagram, Snapchat, dhe TikTok.

“Kompanitë e mediave sociale duhet të mbajnë përgjegjësi për neglizhencën e tyre dhe dëmin që i kanë shkaktuar komunitetit tonë në tërësi,” tha në një deklaratë për shtyp Duncan Embury, i cili përfaqëson shkollën Otava-Carleton në betejën ligjore.


Shtuar 28.03.2024 19:28