Shkencëtari rus dënohet me 7 vjet burg për tradhti

Një shkencëtar rus, i cili punonte në fushën e teknologjive ultrasonike, u dënua sot me shtatë vjet burg për tradhti, pasi u akuzua për dhënien e sekreteve shtetërore shtetasve të huaj.

Një zëdhënës i gjykatës së Shën Petersburgut tha se Alexander Kuranov, 76 vjeç, do të dërgohet në një burg të sigurisë maksimale dhe do të gjobitet me 100,000 rubla (1,000 dollarë).

Në kohën e arrestimit të tij në vitin 2021, Kuranov ishte drejtor i përgjithshëm i Qendrës Kërkimore të Sistemeve Supersonike me bazë në Shën Petersburg, ku ai mbikëqyri punën për një version të ri të avionit supersonik të prodhuar nga Sovjetikët i njohur si Ayaks.

Presidenti Vladimir Putin ka thënë në mënyrë të përsëritur se Rusia kryeson botën në raketat hipersonike të teknologjisë së fundit, të afta për të mbajtur koka luftarake, që udhëtojnë me 10 herë shpejtësinë e zërit dhe depërtojnë sistemet kundërajrore.

Ukraina kishte raportuar në prill se Rusia kishte përdorur pesë raketa supersonike Zircon për të sulmuar Kievin që nga fillimi i vitit. Putin konfirmoi në shkurt se Rusia i kishte përdorur këto raketa në fushën e betejës.


Shtuar 18.04.2024 16:09