Ylli i popit Harry Styles ka ndarë një lajm të keq për të gjithë fansat e tij të cilët ishin përgatitur për tre koncerte në Los Angeles.
Harry ka njoftuar anulimin e koncerteve për shkak të sëmundjes së tij. Përmes një shkrimi të gjatë në Instastory Styles shprehet i dëshpëruar se së fundmi është prekur nga një grip i cili e ka detyruar atë të anulojë performancën.
Ylli i popit njofton se të 3- ja shfaqjet janë ri planifikuar për në janar.
“Kam bërë gjithçka që mundem për të kënduar sonte, por po largohem nga doktori tani dhe jam i dëshpëruar që thjesht nuk është e mundur. Deri tani nuk më është dashur të shtyj asnjë shfaqje për shkak të sëmundjes në 12 vitet që kam bërë turne”, tha Styles.
“Më vjen keq që ky lajm po i afrohet kaq shumë kohës së shfaqjes, por kisha shpresa që do të mund të performoja për ju sonte. E di që disa prej jush kanë planifikuar udhëtime në Los Angeles për të parë shfaqjen dhe kjo do të thotë absolutisht gjithçka për mua. Shfaqjet e datave 5, 6, 7 nëntor do të shtyhen deri në 26, 27, 29 janar 2023. Gjithçka tjetër do të luhet sipas planit”, përfundoi deklarata e Styles.