Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht nuk kanë “asnjë tregues” se tre objektet fluturuese të rrëzuara së fundmi në Amerikën e Veriut ishin me origjinë kineze ose po përdoreshin për qëllime spiunazhi, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Të tre “objektet” mund të kenë qenë ” balona komerciale ose shkencore “, tha John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Ai sqaroi se mbetjet e balonave duhet të analizohen imtësisht për t’u përgjigjur më pas me siguri.
Sakaq në fjalën e tij, Kirby nuk përmendi balonën e parë të rrëzuar nga ushtria amerikane më katër shkurt, për të cilën Uashingtoni këmbëngul se ishte vendosur nga Kina për të spiunuar.
Të lidhura
None found
Zëdhënësi vuri në dukje se askush nuk i ka marrë ende mbetjet nga tre objektet, pasi për shkak të kushteve të këqija atmosferike është e vështirë të gjenden./albeu.com/
