Reperi i njohur italian Fedez është bërë baba për herë të tretë. Partnerja e tij, Julia Honegger, ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë, një djalë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar fotografi nga materniteti, duke shfaqur momentet e para me të porsalindurin dhe partneren e tij.
Të lidhura
None found
“Shumë gëzim”, shkroi Fedez krahas fotove, ku çifti shfaqet i emocionuar pranë foshnjës.

Fedez dhe Julia Honegger janë në një lidhje prej verës së vitit 2025 dhe në muajin prill konfirmuan se do të bëheshin prindër.
Për reperin italian, ky është fëmija i tretë. Ai është gjithashtu baba i dy fëmijëve nga martesa e mëparshme me influencuesen Chiara Ferragni, me të cilën u nda në vitin 2024.
