SHBA: Izraeli duhet t’i japë kohë negociatave diplomatike për të pasur sukses

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit, Yaov Gallant.

Austin ka përsëritur “angazhimin e hekurt të Uashingtonit për sigurinë e Izraelit”, sipas një deklarate nga Pentagoni, shkruan Al Jazeera. Ai sugjeroi gjithashtu që Izraeli të mos përshkallëzojë konfliktin me Hezbollahun.

“Sekretari Austin ripohoi gjithashtu domosdoshmërinë e një armëpushimi dhe marrëveshjeje pengjesh dhe se Izraeli duhet t’i japë kohë negociatave diplomatike për të pasur sukses, duke vënë në dukje pasojat shkatërruese që përshkallëzimi do të kishte mbi popullin e Izraelit, Libanit dhe rajonit më të gjerë”, thuhej ndër të tjera në deklaratën e Pentagonit.


Shtuar 16.09.2024 22:30

Tags: ,