Scholz mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor, përgëzon Kosovën për heqjen e kufizimit për mallrat serbe: Beogradi e Prishtina të ecin para me dialogun

Kancelari gjerman Olaf Scholz, në fjalën hapëse në takimin për Procesin e Berlinit, përgëzoi Kosovën për lehtësimin e masave për kontrollet e mallrave serbe.

Kjo sipas Kancelarit çoi në zhbllokimin e CEFTA-s, e cila do të mundësojë edhe aktivizimin e marrëveshjeve të tjera qe do të lehtësojnë shkëmbimet tregtare dhe procedurat për studentët.

Kancelari Shcolz, bëri apel që tashmë Beogradi dhe Prishtina të ecin përpara me dialogun.

Çfarë ndodhi më parë?

Kancelari gjerman Olaf Scholz mblodhi sot në Berlin liderët e Ballkanit Perëndimor në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit.

Media kanë siguruar axhendën ndërsa do të jenë të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të 5 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, nga Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.

Iniciativa e nisur në vitin 2014 që mori jetë nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel shënon 10 vjetorin e saj. Në samit do bashkohen edhe zyrtarë dhe përfaqësues të vendeve të BE-së, ndërsa në fokus të samitit do jetë thellimin i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe axhendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Në një intervistë për agjencinë Reuters, para samitit, kryeministri Edi Rama shprehet optimist se nga samiti, do të sqarohen polemikat e ngritura lidhur me Marrëveshjen e zgjeruar e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

“Nesër do të jetë e rëndësishme të… rregullojmë mekanizmin e CEFTA-s, për të cilin ka patur disa qëndrime kontraverse muajt e fundit por që tani janë kaluar. Ky është përfitimi pozitiv nga Procesi i Berlinit, që na mban të gjithëve në shina”, tha Rama.

Rezultatet e samitit do të prezantohen në një konferencë të përbashkët për shtyp nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilët gjithashtu do të marrin pjesë në samit në emër të BE-së.

Gazetarja Esiona Konomi, ka siguruar këtë axhendë njëditore me takime dhe bisedime të ngjeshura në disa fusha, përfshirë edhe forumet dhe nënshkrimin e marrëveshjes.

Dita nis me pritjen nga kancelari Olaf Sholz në orët e para të mëngjesit për delegacionet, pasi do të jenë të pranishëm edhe liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Hapja do të bëhet nga kancelari gjerman dhe më tej vijohet në orën 10:00 me hapjen e temës së parë, “Bashkëpunimi rajonal dhe tregut të përbashkët rajonal”.

Në pjesën e dytë diskutohet tema e “Gjelbërt, Ligjshmëria dhe Energjia”. Do vijohet me ceremoninë e nënshkrimit, për të kaluar në orën 13:00 në “Diskutimin me përfaqësues të Forumit Rinor dhe Shoqërisë Civile”.

Në orën 14:00, do të mbahet edhe tematika e fundit “E ardhmja e Procesit të Berlinit” dhe në fund konferenca e shtypit.

Samiti i fundit i Procesit të Berlinit u mbajt më 16 tetor 2023 në Tiranë, për herë të parë jashtë kufijve të BE.

Agjeda e 10-vjetorit të Procesit të Berlinit:

-14 Tetor 2024, ora 09.30, Berlin, Kancelaria Federale
-09.30 – 10.00 Mbërritja e delegacioneve, përshëndetje nga Olaf Scholz, Kancelar i Federatës Federale Republika e Gjermanisë
-10.00 – 10.15 Hapja dhe ndërhyrja zyrtare nga kancelari Scholz
-10.15 –11.15 Sesioni 1: Bashkëpunimi rajonal dhe tregu i përbashkët rajonal
-11.15 – 11.30 Foto në grup dhe pushim kafeje
-11.30 – 12.20 Sesioni 2: Axhenda e Gjelbër, Lidhshmëria, Energjia
-12.20 – 12.35 Ceremonia e nënshkrimit
Ceremonia e nënshkrimit
-12.35 – 13.00 Diskutim me përfaqësues të Forumit Rinor dhe të Shoqërisë Civile
Forumi
-13.00 – 14.00 Dreka (vetëm krerët e qeverive)
Tema: E ardhmja e Procesit të Berlinit
-14.00 – 14.30 Konferencë për shtyp


Shtuar 14.10.2024 11:26