Teksa hyjmë në ditën e 70-të të luftimeve mes Ukrainës dhe Rusisë, përplasjet e ashpra mes dy palëve vazhdojnë.
Ndërsa lufta zhvendoset nga perëndimi i vendit në rajonet lindore, rezistenca e ushtrisë ukrainase dhe popullatës civile vazhdon.
Këtë e tregon së fundmi dhe një video e cila është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale ku droni turk Bajraktar i përdorur nga ushtria ukrainase shënjestron forcat ruse në rajon.
Në video e regjistruar shihet një grup ushtarësh rusë, që përpiqen të largohen por që pengohen nga droni Bajaraktar, pasi ky i fundit hyn nga dritarja e pjesës së sipërme të makinës.
Droni shpërthen dhe nga makina fillon të dalë tym.
Lufta e Ukrainës po tregon qartë se dronët janë pjesë e luftës moderne.