Romë/ Dy autobusë përplasen me njëri-tjetrin, mes të lënduarëve një foshnjë në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Romë, Itali ku dy autobusë janë përplasur me njëri-tjetrin.

Mediet Italiane kanë bërë të ditur se mes pasagjerëve të plagosur është edhe një foshnjë disa muajshe.

Sipas rikonstruksioneve fillestare, dy autobusë u përplasën dhë njëri prej tyre përfundoi në trotuar.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur disa pasagjerë: një çift në autobusin Atac dhe pesë në autobusin Roma Tpl, mes të cilëve edhe vogëlushja disa muajshe që mbërriti në spital në gjendje të rëndë.

Duket se drejtuesi i mjetit Roma Tpl për shkaqe ende të paqarta ka humbur kontrollin e mjetit. Përplasja ndodhi në via Cesare Castiglioni, pranë terminalit Monte Mario.


Shtuar 5.04.2024 18:03