Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, ku diskutuan mbi luftën që po zhvillohet në rajon.
Sipas njoftimit të Kremlinit, Putin përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm dhe për një zgjidhje politike e diplomatike të konfliktit.
Nga ana tjetër Presidenti iranian shprehu mirënjohje për solidaritetin e Rusisë duke i dhënë informacione për zhvillimet e fundit të luftës.
Telefonata vjen në një moment kur raportohet se Moska po i jep Teheranit informacione për të goditur objektiva amerikane në rajon, megjithëse Rusia duket se nguron të përfshihet drejtpërdrejt për shkak të angazhimit të saj në Ukrainë dhe për të mos rrezikuar marrëdhëniet me administratën e Presidentit të Amerikës Donald Trump.
Sipas mediave komunikimi me dy liderëve thekson aleancën e ngushtë mes Moskës dhe Teheranit, por edhe balancën e kujdesshme që Rusia po mban në arenën ndërkombëtare.
