Një grup qytetarësh u mblodhën para selisë së parlamentit të Malit të Zi të martën në shenjë proteste kundër vizitës në Podgoricë të presidentit të Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik.
Protestuesit bënë thirrje kundër udhëheqësit të serbëve të Bosnjës dhe kryetarit të parlamentit malazez, Andrija Mandiç, i cili ishte mikpritës i takimit dhe përfaqëson partitë pro-ruse dhe pro-serbe në Malin e Zi.
Protestuesit thanë se në këtë ditë janë vrarë njerëz të komunitetit mysliman në Shtërpci nga forcat serbe dhe me këtë akt të sotëm Mali i Zi “po i vret sërish”
“Ky është thelbi i kësaj historie dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu sot. Ne nuk i mbështesim kriminelët”, thanë ata.
Qeveria dhe presidenti i Malit të Zi thanë se nuk kanë informacione zyrtare për vizitën e presidentit i Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik.