Probleme të reja për Meghan dhe Harryn, çifti akuzohet për racizëm

Pas bashkëpunimit të Meghan Markle dhe Princ Harryt me kompaninë P&G, çifti janë kryqëzuar nga fansat dhe kanë mërrë shumë komente negative.

Kjo për faktin se kremrat që shet kompania amerikane janë për zbardhjen e lëkurës. Këto produkte kozmetike kanë efektin e zvogëlimit të përqendrimit ose prodhimit të melaninës, pigmentit natyror që i jep ngjyrën lëkurës.

 

Shitja e këtyre produkteve shihet si promovim i standardeve raciste.  Janë nisur shumë fushata për t’’ shfuqizuar ato, dhe shitja etyre në Azi dhe Afrikë ka zemëruar aktivistët e të drejtave të njeriut.

Fakti që Megan Markle ka denoncuar vazhdimisht racizmin, të cilin ajo e ka pranuar në përgjithësi, por edhe specifikisht nga anëtarët e familjes mbretërore, aktualisht është në kundërshtim me veprimet e saj.

Jo vetëm që promovon idenë se bukuria e një personi është e lidhur me ngjyrën e lëkurës, por ajo gjithashtu përpiqet të bëjë para nga shitja e tyre. Kjo ka shkaktuar zemërim te fansat dhe njerëzit e tjerë./albeu.com


Shtuar 17.05.2021 10:47