Princi Louis “vjedh” vëmendjen gjatë Trooping the Color, bëhet viral me gjestet e tij qesharake (VIDEO)

Dalja e parë publike e Princeshës Kate pas betejës disamujore me kancerin tërhoqi vëmendjen, por djali i saj i vogël, Princi Louis, arriti të “vidhte” sërish shfaqjen. Këtë herë, 6-vjeçari si të gjithë fëmijët e moshës së tij, nisi të bëjë gjeste qesharake gjatë paradës ushtarake vjetore “Trooping the Color” për ditëlindjen e mbretit Charles.

Përveç fytyrave qesharake, ai u bë viral edhe për kërcimin që bëri gjatë paradës. Pas tij qëndron nëna e tij Kate e cila nuk mban dot të qeshurën.

Vihet re se në këtë paradë të veçantë morën pjesë më shumë se 1400 ushtarë, 200 kuaj, 400 muzikantë dhe përfundoi me një fluturim mbresëlënës prej 70 avionësh.

https://www.instagram.com/pagesix/?utm_source=ig_embed&ig_rid=106b1b0a-2f87-4977-839b-df0b9aa341b8


Shtuar 15.06.2024 17:52