Peter Magyar premton rikthimin e pasurive të grabitura nga shteti gjatë epokës Orbán

Qeveria e drejtuar nga Peter Magyar dhe Partia Tisza synon t’i kthejë shtetit pasuritë dhe paratë që, sipas dyshimeve, janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme gjatë qeverisjes së Viktor Orbánit. Për kabinetin e ri hungarez, realizimi i këtij premtimi është thelbësor për ruajtjen e besimit të qytetarëve.

Të lidhura

None found

Termi “rimarrja e pasurisë” mund të tingëllojë si një koncept burokratik, por në Hungari ai përfaqëson një nga zotimet kryesore të fushatës së re qeverisëse. Synimi është që pasuritë e shpërndara padrejtësisht gjatë viteve të Orbánit t’i rikthehen shtetit, ndërsa përfituesit e tyre, qofshin oligarkë, njerëz të afërt me partinë, ndërmjetës apo pjesëtarë të familjes së autokratit, të përballen edhe me përgjegjësi ligjore.

Plani paraqitet si një betejë e gjerë kundër korrupsionit. Për shumicën e hungarezëve, një nga detyrat më të rëndësishme të qeverisë së re është kthimi i miliardave të grabitura në arkën publike. Në rrjetet sociale shprehet gjithashtu dëshira që përfituesit e sistemit Orbán të përfundojnë pas hekurave dhe të “dëgjohet tingulli i vënies së prangave”.

Ekspertët vlerësojnë se fati politik i Magyarit dhe i Partisë Tisza do të varet në masë të madhe nga suksesi i këtij procesi. Shumat për të cilat bëhet fjalë janë jashtëzakonisht të mëdha. Gjatë fushatës, Magyari përmendi rreth 60 miliardë euro, ndërsa tani në diskutimet publike përmenden shifra deri në trefishin e kësaj vlere.

Një kërkesë e fortë për drejtësi

Në perceptimin e qytetarëve, pasuritë e krijuara gjatë sistemit Orbán lidhen me pamjet e një jete luksoze. Familjarë të ish-kryeministrit, bashkëpunëtorë politikë dhe oligarkë të afërt me të banojnë në rezidenca luksoze, udhëtojnë me avionë privatë, pushojnë në jahte dhe marrin rregullisht tendera publikë me vlerë miliarda.

Megjithatë, fenomeni nuk kufizohet vetëm te kjo elitë. Për vite me radhë, një numër i madh kuadrosh të Fidesz-it dhe njerëzish të lidhur me këtë rreth u mbështetën financiarisht nga pasuria publike. Në të njëjtën mënyrë përfituan sipërmarrës, artistë, akademikë dhe gazetarë pranë Orbánit, ndërsa kriteri kryesor për afërsinë me pushtetin ishte besnikëria.

Ky realitet vihet përballë vështirësive të shumta ekonomike dhe sociale. Shumë hungarezë janë varfëruar, ndërsa një numër i madh të rinjsh janë larguar nga vendi. Infrastruktura publike është neglizhuar ose ka pësuar degradim të plotë në disa raste, kurse shkollat dhe spitalet punojnë në kushte të vështira. Deficiti buxhetor ka arritur në 7,5 për qind të PBB-së, duke e bërë edhe më të madhe kërkesën për ndëshkim dhe drejtësi.

Një autoritet me fuqi të gjerë

Rreth katër muaj pas marrjes së pushtetit nga qeveria Magyar, nisma kundër korrupsionit ka kaluar nga premtimet në veprime konkrete. Në fund të korrikut u krijua me ligj Autoriteti Kombëtar për Rimarrjen dhe Mbrojtjen e Pasurisë (NVVH), i cili do të ngrihet dhe organizohet plotësisht gjatë javëve të ardhshme. Institucioni pritet të jetë një “super-institucion”, me kompetenca shumë të gjera dhe nivel maksimal pavarësie.

Që prej ndryshimit të sistemit në vitet 1989/90, në Hungari nuk ka funksionuar një autoritet i këtij lloji, ndonëse nevoja për të ka qenë e pranishme. Privatizimi i pasurisë shtetërore dhe publike të trashëguar nga diktatura komuniste u shoqërua në masë të madhe me mashtrime, njësoj si në pjesën më të madhe të ish-bllokut lindor. Pasojat ligjore ishin të rralla. Kur Viktor Orbáni erdhi në pushtet në vitin 2010, u bë një përpjekje e kufizuar për të hetuar korrupsionin e njohur të qeverisë socialiste-liberale të drejtuar më herët nga Ferenc Gyurcsány, por ajo nuk prodhoi rezultate.

Emërimi shkakton debat

NVVH-ja do të hetojë në mënyrë prapavepruese destinacionin e parave publike dhe mënyrën e përdorimit të pasurive, përfshirë pronat e paluajtshme. Edhe pse nuk është përcaktuar një datë kufi, fokusi do të jetë kryesisht te periudha e sistemit Orbán dhe te rastet që nga viti 2010. Autoriteti do të ketë edhe funksion parandalues, duke kontrolluar që pasuritë dhe fondet publike të përdoren ligjërisht në të ardhmen.

Struktura e re do të ketë kompetenca policore dhe prokuroriale, çka do t’i mundësojë të kryejë hetime dhe të ngrejë akuza. Për aktivitetin e saj, NVVH-ja do t’i raportojë vetëm parlamentit.

Ashtu si në raste të tjera pas ardhjes së qeverisë Magyar në pushtet, edhe ngritja e këtij institucioni u shoqërua me diskutime për përbërjen e tij. Në fund të javës së kaluar, parlamenti zgjodhi në krye të autoritetit politologen 46-vjeçare Anna Unger. Ajo është pjesë e Universitetit Eötvös Loránd të Budapestit dhe specializohet në sistemet politike, institucionet demokratike dhe financimin e partive. Emërimi erdhi pas një procedure me disa etapa, në të cilën morën pjesë rreth njëqind kandidatë e kandidate.

Një drejtuese deri tani e panjohur

Unger ishte thuajse e panjohur për publikun e gjerë, ndaj zgjedhja e saj i befasoi shumë vëzhgues. Edhe pse në punën e saj akademike është marrë me korrupsionin politik, ajo nuk njihet si specialiste e afirmuar e kësaj fushe dhe nuk është juriste. Pritshmëritë ishin që drejtimin ta merrte një jurist i njohur ose një ekspert i luftës kundër korrupsionit, si Miklos Ligeti, drejtues i departamentit juridik të Transparency International Hungari.

Ligeti kishte paraqitur një kandidaturë që konsiderohej konkurruese dhe tani përmendet si një prej zëvendësdrejtuesve të mundshëm. Në total, Anna Unger do të ketë katër zëvendës me përgjegjësi të ndryshme. Për sektorin e hetimeve është emëruar tashmë prokurorja Katalin Tasnády, e cila më parë ka punuar në Prokurorinë Qendrore të Hetimit.

Përfaqësuesit e qeverisë e mbrojtën zgjedhjen duke argumentuar se Unger kishte paraqitur një vizion të gjerë politik për misionin e autoritetit. Gjatë seancës dëgjimore në parlament, ajo deklaroi se në Hungarinë e Orbánit nuk bëhej fjalë vetëm për korrupsionin tradicional, por për një sistem që, sipas saj, kishte marrë tipare feudale. Ajo theksoi se, krahas kompensimit dhe kthimit të pasurive, duhet të zbulohet në hollësi mënyra se si ato u përvetësuan, në mënyrë që një situatë e tillë të mos përsëritet.

Kur priten vendimet e gjykatave?

Debati më i ashpër u shkaktua nga një deklaratë e Anna Ungerit. Ajo tha se do të ishte “budallallëk” të besohej se brenda mandatit të parë gjashtëvjeçar të autoritetit do të merreshin vendime gjyqësore të formës së prerë për çështje të mëdha korrupsioni. Video-blogeri dhe publicisti Pobert Puzsér e përshkroi këtë qëndrim si “dërrmues” në Facebook.

Sipas Puzsér, kryeministri kishte marrë nga zgjedhësit “një mandat të paprecedentë për t’i nxjerrë para përgjegjësisë grabitësit e vendit”. Ai paralajmëroi se pritja prej gjashtë vitesh për rezultate të tilla do të nënkuptonte dështimin e qeverisë së Partisë Tisza.

Peter Magyar iu përgjigj me tone të ashpra kritikave se në krye të NVVH-së nuk ishte vendosur një juriste. “Nuk pati kurrë premtim që populli të votojë, si në një show castingu, se kush do ta drejtojë NVVH-në,” shkroi ai në Facebook. Sipas kryeministrit, ekspertët e kishin vlerësuar Ungerin si të përshtatshme për këtë detyrë.

Politologu Gábor Török tha në një podcast të portalit 24.hu se mënyra e krijimit të autoritetit tregon se ai do të jetë njëkohësisht një “institucion historik” dhe një “institucion i fuqishëm politik”. Detyra e tij do të jetë rishikimi i së kaluarës, ndërsa nga Partia Tisza pritet një “larje e plotë hesapesh” me sistemin e mëparshëm.

Sipas Törökut, qeveria do të mund ta ruajë mbështetjen e marrë vetëm nëse nuk krijohet përshtypja se “fajtorët e rendit të mëparshëm” po i shpëtojnë përgjegjësisë. /DW


Shtuar 6.09.2026 10:02

sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisSüperbetinMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahispokerklasjojobetCasibomjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis