Përmbytjet/ Populli i Valencias godet me baltë Mbretin, Mbretëreshën & kryeministrin

Tema kryesore në mediat kryesore spanjolle mbetet reagimi i popullit të Valencias kundër mbretit Felipe, mbretëreshës Letizia dhe kryeministrit Pedro Sanchez, të cilët u goditën me baltë dhe sende të tjera gjatë vizitës së tyre në qytetin e Paiporta, i cili u përfshi nga moti i keq i ditëve të mëparshme.

Sipas El Pais, para vizitës së çiftit mbretëror, punonjës të familjes mbretërore të Spanjës kishin qenë në zonë për të inspektuar vendin. Mbreti Felipe ishte paralajmëruar për mundësinë e incidenteve me të, por duket se ai vendosi ta bëjë vizitën.
Vizita e së dielës, u organizua nga Shtëpia Mbretërore e Spanjës me burime që përcolli se një opsion më i mirë do të kishte qenë që Felipe, Letitia dhe Sanchez të kishin mbetur në qendrën e koordinimit dhe të mos transferoheshin në një nga zonat më të goditura nga moti vdekjeprurës i javës së kaluar.

Banorët e tërbuar të qytetit të Valencias të goditur nga përmbytjet filluan të gjuanin objekte dhe baltë ndërsa autokolona zyrtare kalonte pranë, duke kapur në befasi rojet e sigurisë.

Më pas banorët shpërthyen duke bërtitur: “Vrasës! Vrasësit”, ndërsa kërkon dorëheqjen e Pedro Sanchez.

“Po vdes bota dhe tani po vini ju” u ankuan banorët.

Pedro Sánchez ishte i pari që u largua, sapo filloi sulmi ndërsa banorët bërtisnin dhe u drejtuan drejt makinës së kryeministrit. Vendimi i kryeministrit për të shoqëruar personalisht çiftin mbretëror, dhe jo një ministër, gjatë vizitës së tyre ka zemëruar banorët të cilët protestuan se ushtria mbërriti në qytet pikërisht në kohë për vizitën.

Mbreti dhe mbretëresha nuk u lejuan të hynin në Paiporta. Edhe mbretëresha Letitia mori mosmiratim dhe baltë në fytyrë.

Më pas, Qeveria spanjolle konfirmoi në një mesazh se kryeministri Pedro Sanchez është mirë e se nuk u dëmtua nga goditjet.


Shtuar 4.11.2024 12:29