Përmbyset një anije në Portugali, zhduken katër pesona, përfshirë një fëmijë 12-vjeçar

Pas përmbysjes së një anije ditën e sotme në brigjet e portugalisë, janë zhdukur katër persona, përfshirë një fëmijë 12-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar sot roja bregdetare portugeze.

Anijet e rojes bregdetare dhe një avion nga forcat ajrore të vendit janë vendosur për të kërkuar vendin e mbytjes, tre kilometra larg gadishullit Troia, në jug të Lisbonës. Një pasagjer i pestë u shpëtua nga një anije që kalonte, shtoi i njëjti burim.

Siç raportojnë mediat portugeze, të gjithë pasagjerët, përfshirë edhe fëmijën, një djalë 12-vjeçar, janë portugez. Ata u hodhën nga varka kur i goditi një valë e madhe.


Shtuar 7.04.2024 17:17