Pas sulmit terrorist në Ankara, Turqia ndërmerr veprimin e menjëhershëm

Pas sulmit me disa viktima dhe dhjetëra të plagosur në Ankara, në Turqi janë shtuar masat e sigurisë në aeroporte. Sulmi i armatosur terrorist u krye në objektet e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore, në perifi të Ankarasë.

Masat e sigurisë në aeroporte janë rritur pas nivelit të lartë të alarmit. Në dy aeroportet e Stambollit kontrollohen tërësisht automjetet që hyjnë dhe dalin, dhe pasagjerët.

Më tej sqarohet se pasagjerët që do të udhëtojnë paralajmërohen të jenë në kohë në aeroport në rast të vonesave të mundshme.


Shtuar 24.10.2024 18:29