Pas sherrit me pakistanezin, plagoset me thikë 43-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 43-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë në Larisa të Greqisë, dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas medieve greke, shqiptari ka qenë duke punuar në një stan, por pas grindjes me një punëtor nga Pakistani, ky i fundit e ka plagosur me thikë në bark.

Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Albeu.com/


Shtuar 28.02.2023 11:19