Pas shtimit të rasteve me Covid-19, Parisi është futur në një karantinë të përkohëshme. Kjo pasi ekspertët e shëndetësisë në Francë i frikësohen një vale të tretë.
Rreth 21 milion njerëz në 16 zona të Francës do të vendosen nën masa shtrënguese nga e premtja. Por këto masa nuk do të jenë aq të rrepta sa kufizimet e mëparsme, tha kryeministri Jean Castex.
Franca ka regjistruar më shumë se 35,000 infeksione të reja brenda 24 orëve të fundit.
Castex tha se një “valë e tretë” e Covid-19 mund të shpërthejë në vend. Situata në Paris është veçanërisht shqetësuese me 1,200 njerëz nën kujdes intensiv më shumë sesa në kulmin e valës së dytë në nëntor, tha Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran.
Sipas masave të reja, disa biznese do të detyrohen të mbyllen, por shkollat do të mbeten të hapura, së bashku me parukeritë nëse ndjekin një “protokolli sanitar”.
Zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal theksoi këto masa do të jenë ndryshe nga ato të zbatuara në dy mbylljet e mëparshme gjithashtu theksoi se do të jepen detaje të mëtejshme se cilat biznese mund të qëndrojnë të hapura ose do të duhet të mbyllen.
Njerëzit do të lejohen të udhëtojnë jashtë brenda 10 km (6 milje) nga shtëpia e tyre dhe nuk lejohen të udhëtojnë në pjesë të tjera të vendit nëse nuk kanë një arsye të fortë.
Ata në zonat e prekura do të duhet të plotësojnë një formular për të shpjeguar pse janë larguar nga shtëpitë e tyre./albeu.com/