OBSH ngre alarmin, shpallet jashtë shërbimit spitali i fundit në Gaza

Një sulm ushtarak izraelit në Spitalin Kamal Adëan të premten e nxori jashtë shërbimit objektin e fundit të madh shëndetësor në Gazën veriore, sipas raportimeve të OBSH.

“Raportet fillestare tregojnë se disa departamente kryesore u dogjën dhe u shkatërruan rëndë gjatë bastisjes,” tha OBSH në një deklaratë.

Nga ana tjetër ushtria izraelite tha se kishte kryer një sulm kundër qendrës spitalore Kamal Adëan pasi ajo shërbente si një baston i terroristëve të Hamasit ndërsa këto akuza janë mohuar kategorikisht nga Hamasi.

IDF (ushtria izraelite), siç raportohet në mediat e huaja, kanë djegur dhe bastisur të gjithë godinën duke shkaktuar dhe dhjetra të plagosur, mes tyre dhe perosnel mjekësor.

Që kur filloi lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në tetor të vitit 2023, ushtria izraelite ka akuzuar shpesh Hamasin se po përdorte spitalet si qendra komanduese për të kryer sulme ndaj forcave të saj.

Pacientët e shtruar në këtë spital janë evakuuar drejt Spitalit Indonezian, një qendër shëndetësore e shkatërruar dhe jashtëfunksioni.

“Ky bastisje në Spitalin Kamal Adëan vjen pas përshkallëzimit të kufizimeve në akses për OBSH-në dhe partnerët, dhe sulmeve të përsëritura në ose pranë objektit që nga fillimi i tetorit.

Amiqësitë e tilla dhe bastisjet po zhbëjnë të gjitha përpjekjet dhe mbështetjen tonë për ta mbajtur objektin minimal funksional. Shpërbërja sistematike e sistemit shëndetësor në Gaza është një dënim me vdekje për dhjetëra mijëra palestinezë që kanë nevojë për kujdes shëndetësor.

Ky tmerr duhet të marrë fund dhe kujdesi shëndetësor duhet të mbrohet,” shkruan OBSH në një deklaratë zyrtare.


Shtuar 28.12.2024 17:43

Tags: ,