Rreth 20 persona janë vrarë pasi forcat ruse bombarduan autokolonën e evakuimit të civilëve, në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës, sipas një zyrtari lokal, shkruan BBC.
Oleh Synehubov tha se sulmi ndodhi në qytetin Kupiansk, pranë kufirit rus. Ai nuk ka specifikuar se kur ka ndodhur saktësisht.
“Pushtuesit sulmuan civilët që u përpoqën të shpëtonin nga bombardimet. Kjo është mizori që nuk ka asnjë justifikim”, ka shkruar Synehubov në një postim në rrjetet sociale.
Sulmi i raportuar nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. Të premten, 30 njerëz vdiqën kur raketat ruse goditën një autokolonë me civilë në rajonin jugor të Zaporizhzhia, thanë zyrtarët lokalë.
Rusia fajësoi Ukrainën për sulmin.